Koordinatori i grupit parlamentar i LSDM-së Jovan Mitrevski, deklaroi se nuk pret që të pajtohen të gjithë deputetët për mbështetjen e qeverisë.
Ai në seancën për votimin e Qeverisë së re të Maqedonisë Veriore, ka akuzuar opozitën se gjatë debatit kishte shumë folklor politik.
“Për mua folklor politik është të akuzohet legjitimiteti i Kovaçevskit se nuk ka dalë në zgjedhje. Folklor politik është të kërkosh zgjedhje parlamentare. Presioni i opozitës për zgjedhje të shpejta lokale shpejt do të dëshmohet se bëhet për shkak që do të shihen menjëherë paaftësitë e kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së”, tha Mitrevski.
Ai tha se pret që Qeveria e Dimitar Kovaçevskit do të vazhdojë me rritjen e pensioneve, pagave, zgjidhjen e krizës energjetike, reformat në gjyqësor, luftën kundër krimit.