OEMVP: Pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit në pikat kufitare të Kosovës

Maqedonia

OEMVP: Pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit në pikat kufitare të Kosovës

Më: 24 janar 2022 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore njoftojnë se është pezulluar shqiptimi i gjobave në pikat doganore të Kosovës për transportuesit nga Maqedonia e Veriut.

Nga OEMVP njoftojnë se ky vendim vjen pas adresimit të përbashkët të çështjes që kanë bërë së bashku me Odën e Afarizmit në Kosovë.

Shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim I gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve”, thonë nga OEMVP.

Nga OEMVP apelojnë deri tek institucionet relevante të RMV-së të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat