Mariçiq: Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor

Maqedonia

Mariçiq: Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor

Më: 27 janar 2022 Në ora: 13:16
Bojan Mariçiq

Shpresoj që presidenca franceze të ndryshojë dinamikën në afrimin e Ballkanit Perëndimor, duke u nisur nga shembulli ynë. Do të jetë një sinjal i madh për ne, por edhe për të gjithë rajonin, si dhe për rikthimin e besimit dhe besueshmërisë së BE-së, tha zv. kryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq në tryezën e sotme të rrumbullakët “Aderimi i Ballkanit Perëndimor në BE: një tregim i gjatë (i papërfunduar) Qëndrueshmëria e kursit të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut”.

Mariçiq theksoi se vendi ka vite që është në proces dhe sidomos pesë vitet e fundit ka treguar një qasje të ndershme dhe të hapur në zbatimin e reformave, veçanërisht në fushat kyçe.

Raportet evropiane, tha ai, konfirmojnë pa mëdyshje se jemi të suksesshëm dhe ecim përpara.

“E realizuam një nga synimet tona strategjike, u bëmë anëtare e NATO-s. Tani është koha për të filluar bisedimet e anëtarësimit me BE”, tha ai, duke shtuar se reformat po vazhdonin dhe qëllimi ishte “ta sjellë” Evropën në shtëpi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat