Omicroni dominon në Maqedoni, mbi 17 mijë raste aktive

Maqedonia

Omicroni dominon në Maqedoni, mbi 17 mijë raste aktive

Më: 29 janar 2022 Në ora: 10:51
Ilustrim

Në Maqedoninë e Veriut 90 për qind e rasteve me coronavirus janë me llojin Omicron të coronavirusit, ndërsa pjesa tjetër i përkasin llojit Delta.

Në Maqedoni deri tani ka 17.182 raste aktive, ndërsa pjesa më e madhe e rasteve me COVID-19 janë në Shkup me 8.755.

Në raportin e fundit për gjendjen me coronavirus, më shumë se 1/4 e rasteve të regjistruara ishin riinfkime.

DUke pasur parasysh numrin e madh e rasteve dhe nevojën për spitale, një pjesë e klinikave sërish do të punojnë si qendra për covid.

Deri tani në Maqedoni kanë humbur jetën 8.338 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat