Aksident i trefishtë në Maqedoni, e përfshirë edhe një veturë bullgare – lëndohen tre persona

Maqedonia

Aksident i trefishtë në Maqedoni, e përfshirë edhe një veturë bullgare – lëndohen tre persona

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në Pribishtip të Maqedonisë së Veriut, ku është përfshirë edhe një veturë me targa të Bullgarisë.

Si pasojë, janë lënduar 3 persona.

“Më datë 29.01.2022 rreth orës 14.40 në rrugën rajonale P-1205, në Probishtip ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet veturës “opel omega”, me targa të Probishtipit dhe me shofer R.P.(61), veturës “opel vektra” me targa të Bullgarisë dhe me shofer L.N.(41) e veturës “opel korsa” me targa të Koçanit dhe me shofer S.S.(42). Në aksident L.N. dhe R.P. kanë pësuar lëndime të rënda trupore, ndërkaq bashkudhëtari në veturën “opel omega”, I.S.(50) ka pësuar lëndime më të lehta trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Shtipit”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor Probishtip.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat