Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski nesër do të mbahet mbledhje e Këshillit të Sigurisë ku do të shqyrtohet gjendja aktuale politike dhe ajo e sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Në takim, siç njoftojnë nga kabineti i Pendarovskit, do të marrin pjesë anëtarët e rregullt të këshillit, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ministri i MPB-së, Oliver Spasovski, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, profesori i Fakultetit Juridik, Nenad Markoviq, profesori Veton Latifi dhe ish-ministri dhe profesori Trajan Gocevski.
Me ftesë të presidentit, në mbledhje do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Zbulim, Erold Musliu, Drejtori i Sigurisë Nacionale, Viktor Dimovski, si dhe gjenerali i ushtrisë, Vasko Gjurçinovski