Moti me vranësira dhe reshje të dëborës

Maqedonia

Moti me vranësira dhe reshje të dëborës

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme moti do të jetë me vranësira dhe me reshje të dëborës, përgjatë Vardarit reshjet do të jenë me shi dhe dëborë, ndërsa në jug-lindje kryesisht me shi. Reshje më të dendura do të ketë në pjesët veri-perëndimore.

Në më shumë vende do të formohet shtresë dëbore, ndërsa në viset malore ajo do të rritet.

Në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit do të formohet shtresë dëbore prej 5-10 centimetra, ndërsa në veri-perëndim mbi 15 centimetra. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri në 2, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 0 deri në 6 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe reshje të përkohshme të borës. Pasdite do të fryj erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 3 gradë Celsius

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat