Pletiçkovski është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoni

Maqedonia

Pletiçkovski është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive në Maqedoni

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:57
Aleksandar Pletiçkovski

Aleksandar Pletiçkovski është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive, ndërsa zëdhënës do të jetë mjeku Zllate Mehmedoviq.

Anëtarë i ri i Komisionit do të jetë Niko Beqarovski. Këtë e konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.

Ai tha se për momentin në Komision do të mbeten Viktor Isjanovski, Irinka Sotirova, Milena Stevanoviq.

Ministri Sali tha se Komisioni do të mbajë mbledhje çdo të martë, ndërsa sipas nevojës edhe më shpesh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat