Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka reaguar ndaj reagimi të Aleancës për Shqiptarët që kishte ndaj videos që shpërndau dje kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ata akuzojnë Ziadin Selën dhe Arben Taravarin duke thënë se janë bërë avokat të OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj anti-shqiptare.
“Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe
fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike
proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare. Përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim është fuqishëm e angazhuar për avancimin e rrugës së eurointegrimit të vendit, kultivimin dhe fuqizimin e vlerave proeuropiane të barazisë, ndërtimin e raporteve të mira ndërfqinjësore dhe ruajtjen e konzistencës strategjike proeuropiane, Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës dhe Arben Taravarit ka vendosur të bëhet avokat mbrojtës i OBRM-PDUKM-së dhe fushatës së saj në thelb antishqiptare”, thuhet në njoftimin e BDI-së.
Ata shtojnë se për mbështetjen e vazhdueshme të këtyre qëndrimeve të partive të bllokut opozitar maqedonas, ASH mori dënimin e merituar nga qytetarët duke pësuar rënie drastike të rejtingut me përgjysmimin e numrit të votave në zgjedhjet e fundit lokale.
“Qytetarët e vendit duke qenë plotësisht të vetëdijshëm se vendi nuk duhet të devijojë nga rruga e integrimit në Bashkimin Europian dhe
partneritetit me SHBA, tashmë 20 vite qëndrojnë në mbështetje të Ali Ahmetit dhe BDI-së, si faktor që me vendosmëri ruan vlerat e demokracisë europiane në vend”, thonë nga BDI.
Në fund ata shtojnë në çdo strukturë qeverisëse kanë avancuar vlerat e barazisë, kanë faktorizuar shqiptarët ka pasur dhe ka prioritet jetën cilësore të qytetarëve të vendit.
“Këto të arritura janë realitet i pakontestueshëm dhe akuzat e pabaza të ASH-së nuk mund të hedhin pluhur dhe të minimizojnë peshën e tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon që të kërkojë vetingun në çdo instancë gjyqësore dhe të kërkojë denoncimin e çdo rasti me dëshmi objektive e jo me plasime mediatike të pabazuara për senzacionalizëm banal”, thuhet në fund të reagimit./