Zakharieva: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur fokus fillimin e negociatave me BE-në, por mospërfshirjen e kërkesave bullgare

Maqedonia

Zakharieva: Maqedonia e Veriut nuk ka pasur fokus fillimin e negociatave me BE-në, por mospërfshirjen e kërkesave bullgare

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 17:17
Ekaterina Zakharieva

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zakharieva kërkon që Marrëveshja për fqinjësi të mirë të hyjë në kornizë negociuese.

Sipas saj, interesi i Bullgarisë është që Maqedonia të reformohet, ndërsa ajo për agjencinë “BGNES” theksoi se fokusi i Maqedonisë nuk ka qenë fillimi i bisedimeve me BE-në, por që kërkesat bullgare të mos hynë në kornizë negociuese.

“Thirrja ime deri te ministrja Teodora Gençovska është që të mos harrojë kornizën negociuese”, tha ajo.

Ish-zëvendës ministrja bullgare theksoi se Bullgaria disa herë i ka shtrirë dorën Maqedonisë dhe ka mbyllur sytë, por për fat të keq, marrëdhëniet shkojnë një hap para dhe tre prapa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat