25 fëmijë nga mosha 1 mujore deri 15 vjeç pozitivë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Institutin e sëmundjeve të mushkërive “Kozle”.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, përveç një dy vjeçari, i cili është në mbështetje të oksigjenit.
Ndërkaq rreth 100 fëmijë në ditë shkojnë për kontrolle, njofton drejtori i këtij Spitali Besnik Zeqiri.
Ai thotë se rreth 80% e fëmijëve të shtrirë në këtë spital janë me variantin Omicron. Zeqiri pret që nga e hëna numri i hospitalizimeve dhe kontrollove të ulët, nëse nxënësit u përmbahen protokolleve në shkolla.