Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Sërish rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,54 % në raport me vendimin e datës 31.1.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,00 denarë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,815 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 46,537 den/kg.

Nga data 8.2.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 81,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 83,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 73,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 73,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 46,537 (denarë/kilogram)

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 3,662 %, te nafta për 4,010 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,372 % dhe te mazuti për 4,670%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,347%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.2.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat