Kovaçevski: Është arritur marrëveshje që paga minimale të jetë 18.000 denarë

Maqedonia

Kovaçevski: Është arritur marrëveshje që paga minimale të jetë 18.000 denarë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 22:23
Dimitar Kovaçevski

Kryeministri Dimitar Kovaçevski njofton se është arritur marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarëve.

“Këshilli ekonomiko-social ka përfunduar. Mbi 80 mijë qytetarë do të ngrihen mbi kufirin e varfërisë. Punëtorët në industri të ndryshme do të marrin së paku 18.000 denarë. Kjo do të thotë rritje e pagës neto të këtyre punëtorëve për rreth 45 euro në muaj. Paga do të fillojë të paguhet nga fillimi i muajit mars”, njoftoi Kovaçevski sot konferencën për media në qeveri.

Sipas tij, me përcaktimin e kësaj page, ne bëhemi lider në Evropë me masën e peshës së pagës minimale në pagën mesatare.

“Ne presim që kjo masë të ndikojë pozitivisht në të gjitha pagat tjera në të gjitha industritë”, tha Kovaçevski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat