Kujdes mos mashtroheni: Në emër të Postës u kërkohen para qytetarëve për dërgesa që asnjëherë si kanë porositur

Maqedonia

Kujdes mos mashtroheni: Në emër të Postës u kërkohen para qytetarëve për dërgesa që asnjëherë si kanë porositur

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Posta e Maqedonisë ka njoftim të rëndësishëm për diisa mashtrime që bëhen në internet:

Ju njoftojmë se në emër të Shoqërisë Aksionare “Postat e Maqedonisë së Veriut” në rrjete sociale janë duke u shpërndarë dezinformata për dërgesa postare dhe vlerë të cilën shfrytëzuesi duhet ta paguajë që të tërheq dërgesën.

ShA “Postat e Maqedonisë së Veriut” nuk qëndron prapa këtyre publikimeve, dhe çdokush që prezantohet si i autorizuar nga Postat, paraqet keqpërdorim klasik dhe është lëndë e veprës penale.

Dhe përgjegjësi tjetër ligjore. Çdo rast që arrin te ne, menjëherë dokumentohet dhe paraqitet në MPB për procedurë të mëtutjeshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat