Pendarovski në median prestigjioze CNN për rastin ‘Ëmbla’

Maqedonia

Pendarovski në median prestigjioze CNN për rastin ‘Ëmbla’

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 13:22
Stevo Pendarovski, Ëmbla Ademi

Media prestigjioze CNN ka shkruar për rastin e vogëlushes 11 vjeçare, Ëmbla Ademi e cila u bullizua si shkak i sindomës Down.

Në shkrimin e saj prestigjiozja CNN shkruan edhe më detajisht rreth asaj që i ndodhi Ëmblës dhe përcjelles deri në shkollë të kapur për dore nga presidenti i shtetit.

Në shkrimin e tyre mediumi i njohur botëror shkruan edhe për përfshirjen e fëmijëve me sindromin Down të cilët hasin në probleme në momentin kur ato janë në moshën për të filluar shkollimin në shtetin tonë me këtë rast përmendet edhe qyteti i Gostivarit.

E si duket ky rast ka arritur të marrë vëmendjen e mediave më pretigjioze në botë si DailyMail, Euronews, SkyNews, KHQA etj.

Me lëvdata për presidentin Pendarovski dhe mbështetjen e tij ndaj vogëlushes Ëmbla Ademi ishte një ndër titujt e lakuar mjaft shumë edhe në mediat vendore dhe në Ballkan para disa ditësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat