NP “Rrugë dhe rrugica” sanohen dëmtimet në rrugë dhe vendosin sinjalizim rrugor

Maqedonia

NP “Rrugë dhe rrugica” sanohen dëmtimet në rrugë dhe vendosin sinjalizim rrugor

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 18:43
Foto ilustrim

Ekipe të Qytetit të Shkupit dhe të NP “Rrugë dhe rrugica” gjatë ditës së djeshme në bulevardin “Shën Klimenti i Ohrit” ka bërë rindërtim të karrigeve fleksibël në shtegun e biçikletave, ndërsa në lëvizje nga rruga “Zagrepska” deri te Klinika për fëmijë, i sanuan gropat, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në rrugët “Cvetan Dimov” dhe “Xhon Kenedi” gjatë ditës së djeshme janë rregulluar pllakat bekaton pllaka në trotuare.

Ndërsa para vendkalimit të këmbësorëve te stacioni i vjetër ndërqytetës po përgatitet terreni për vendosjen e shenjave të sinjalizimit në rrugë.

Në bulevardin “Bosnje e Hercegovina” në pjesën e rrugës “Llazar Tërpovski”, siç theksoj Qyteti i Shkupit, po bëhen përgatitje për semafor, ndërsa në komunat Butel, Karposh dhe Kisella Vodë është vendosur sinjalizim vertikal në shumë rrugë dhe bulevarde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat