VMRO-DPMNE përkujton tragjedinë në Llaskarcë: Për tre vjet vdiqën 75 qytetarë

Maqedonia

VMRO-DPMNE përkujton tragjedinë në Llaskarcë: Për tre vjet vdiqën 75 qytetarë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 14:44
Aksidenti i autobusit

“Për tre vjet nga fatkeqësitë kanë vdekur 75 qytetarë tanë, kurse nuk ka asnjë kallëzim as përgjegjësi politike nga LSDM-BDI”, kështu nis reagimi i VMRO-DPMNE-së sot, kur po bëhen 3 vjet nga aksidenti në Llaskarcë ku humbën jetën 15 persona që udhëtonin nga Shkupi për në Gostivar, pasi autobusi “Durmo Turs” u rrokullis në dalje nga Shkupi.

“Për tre vjet, kanë ndodhur 3 fatkeqësi të mëdha ku jetën e humbën 75 persona, kurse pushteti nuk zbuloi asnjë rast, dhe për asnjë nuk ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Vitin e kaluar në Tetovë të gjallë u djegën 14 qytetarë tanë në spitalin modular për LSDM-në, Filipçe (Venko Filipçe, ish ministër i Shëndetësisë) dhe BDI na bindin se është për shkak të kabllos së nxehur.

Para disa muajsh 45 persona vdiqën në aksidentin e autobusit në Bullgari e cila u bë nga kompania, e përkëdhelur e BDI-së dhe LSDM-së, “Besa Trans” e cila ka punuar pa leje të duhur dhe duke mos respektuar procedurat”, qëndron mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

“Fatkeqësia në Llaskarcë është dëshmi se sistemi nuk funksionon dhe se nuk ka zbatim të drejtësisë”, përfundojnë nga partia opozitare

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat