Maqedonia Veriore me Bullgarinë njësoj sikurse Kosova me Shqipërinë

Maqedonia

Maqedonia Veriore me Bullgarinë njësoj sikurse Kosova me Shqipërinë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 18:03
Sulejman Mehazi

Maqedonia Veriore mund të krahasohet me Bullgarinë njësoj sikurse Kosova me Shqipërinë:

- Shqipja e kosovarëve dallon nga e folmja e Shqipërisë sipas dialektit, njësoj sikurse maqedonishtja që dallon nga bullgarishtja sipas dialektit;

- Kosova shtet më vete e jashta Shqipërisë edhe Maqedonia shtet më vete e jashta Bullgarisë; 

- Stema, flamuri e himni i Kosovës dallon prej stemës, flamurit e himnit të Shqipërisë, njësoj sikurse stema, flamuri e himni i Maqedonisë që dallon nga stema, flamuri e himni i Bullgarisë;

- Shqipëria e Kosova e kanë të përbashkët Skenderbeun, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria e kanë të përbashkët Goce Dellçevin.

Prandaj nuk ka arsye për mosmarrëveshje në mes maqedonasve dhe bullgarëve.

Shtojcë:

Nëse jemi të sinqertë e të drejtë duhet thënë edhe këtë se shtetet e ish-Jugosllavisë, Serbia e RMV-ja janë duke ju bërë padrejtësira qytetarëve bullgarë, të cilët nuk i pranojnë si pakicë bullgare brende kushtetutës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat