Taravari kërkon zgjedhje në vjeshtë

Maqedonia

Taravari kërkon zgjedhje në vjeshtë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 21:33
Taravari

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Tatavari vlerëson se do të pasojë periudhë e vështirë për vendin gjatë muajve të pranverës. Ai vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të paevitueshme dhe paralajmëron se ato do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Periudha e ardhshme do të jetë periudhë e vështirë për Republikën e Maqedonisë. Kemi krizë ekonomike, shëndetësore, krizë energjetike.

Të gjitha këto përbëjnë problem për funksionimin e kësaj qeverie dhe ka gjithnjë pakënaqësi që rriten.

Mendoj se marsi, prilli, maji do të jenë muaj të vështirë në Maqedoni dhe sipas asaj që e shoh nuk ju ikim dot zgjedhjeve. Ndoshta në qershor, por rëndë atë muaj pasi qeveria i ka 100 ditë pasi nuk mund të votohet anulimi apo lëshimi i parlamentit, kështu që ma merr mendja se do të mbetet në shtator ose tetor të ketë zgjedhje”, deklaroi Arben Taravari, nga ASH.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat