LSDM: OBRM-PDUKM bllokon ligj të cilin nuk e kanë lexuar

Maqedonia

LSDM: OBRM-PDUKM bllokon ligj të cilin nuk e kanë lexuar

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 19:20
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se OBRM-PDUKM bllokon një ligj që nuk e ka lexuar dhe se me këtë dëshmon se ja arritur në kulmin e destruksionit.

“Nëse kanë të paktën pak kujdes ndaj mësimdhënësve, OBRM-PDUKM në vend të bllokimeve, duhet të lexonin ligjin”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se OBRM-PDUKM nuk dëshiron se me rritjen e pagave mesatare do të rritet edhe paga e mësimdhënësve dhe profesionistëve në shkollat fillore dhe të mesme.

Sipas tyre, në vend të bllokimeve dhe demantimeve nga ana e OBRM-PDUKM-së duhet të lexojë ligjin dhe të mos bllokojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat