Mickoski: Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet

Maqedonia

Mickoski: Integriteti territorial i Ukrainës duhet të respektohet

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 14:24
Hristijan Mickoski

“Integriteti territorial i Ukrainës, sikur i çdo vendi tjetër të pavarur, duhet të respektohet, ndërsa të gjitha qëndrimet e tjera në lidhje me këtë çështje duhet të zgjidhen me rrugë diplomatike”.

Këtë e tha sot kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, në lidhje me sulmet ruse mbi Ukrainën.

Ai paralajmëroi gjithashtu se është e rëndësishme se si Maqedonia do të përballet me sfidat aktuale ekonomike dhe energjetike, cilat janë rezervat me të cilat disponon Maqedonia në kushtet e krizës së ardhshme. Ai pyeti “nëse qeveria do të vazhdojë me krimin dhe korrupsionin, si dhe shitjen e interesave kombëtare”.

“Puna e politikanëve është të vendosin paqen”, tha Mickoski, duke shtuar se politikanët duhet të ndërtojnë miqësi dhe t’i japin një shans diplomacisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat