Kuzeska: Tani e shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi në NATO

Maqedonia

Kuzeska: Tani e shohim se sa e rëndësishme ishte anëtarësimi në NATO

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 13:38
Bogdanka Kuzeska

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencë për shtyp u shpreh se ajo që ndodh në Ukrainë tregon se sa siguria e qytetarëve menjëherë mund të rrezikohet.

“Paqja dhe siguria e qytetarëve janë shumë të rëndësishme. Si vend i vogël, kjo se sa e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut është anëtarësimi në NATO”, u shpreh Kuzeska.

Ajo theksoi se me anëtarësimi në NATO është siguruar më shumë sovraniteti dhe integriteti territorial.

“Nuk ka çmim paqja e qytetarëve. Qytetarët duhet të jenë të qetë se si vend anëtar në NATO kemi mbrojtjen më të fuqishme aleate në botë”, tha Kuzeska.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat