Gjobiten 254 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedonië

Maqedonia

Gjobiten 254 shoferë për tejkalim shpejtësie në Maqedonië

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në gjithë vendin dje janë gjobitur 254 shoferë, ndërsa prej tyre 21 kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe katër të tjerë me mbi 70 kilometra më shumë se shpejtësia e lejuar”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se 76 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe 178 të tjerë jashtë vendbanimeve, përkatësisht në autostradë.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat