Maqedonia do t’i dhurojë mjete ushtarake Ukrainës

Maqedonia

Maqedonia do t’i dhurojë mjete ushtarake Ukrainës

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se do të përfshihet në mbështetjen e aleatëve të NATO-s dhe partnerëve të BE-së.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim për dhurimin e mjeteve ushtarake dhe pajisje për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se lloji i mjeteve që do të dhurohen do të jenë sipas kërkesave të shtetit të Ukrainës.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut gjatë ditës së djeshme ndaloi hapësirën ajrore për Rusinë, ndërsa më herët vendosi sanksione ndaj shtetit rus

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat