Raporti javor: Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Raporti javor: Ulet numri i rasteve të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 1 mars 2022 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik e ka publikuar raportin javor në lidhje me gjendjen me coronavirusin në vend. Sipas raportit për periudhën 21 shkurt – 27 shkurt, janë regjistruar 3.702 raste të reja, që është për 39.5% më pak në krahasim me javën paraprake.

Përqindja e rasteve pozitive ka lëvizur prej 13.1% deri 24.2%, pra mesatarisht 18.6%.

Numri më i lartë i rasteve pozitive ka qenë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë ka qenë në Kavadar.

Krahasuar me javën e kaluar, ka një rënie të numrit të të sëmurëve në të gjitha grupmoshat, ndërsa rënie më e madhe prej 43,6% në grupmoshën 10-19 vjeç dhe 43,5% në moshat 50-59 vjeç.

Sipas algoritmit të ri të shërimit, statusin e “të shëruarit” e kanë fituar gjatë javës së kaluar 6094 persona.

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë vaksinuar 870.405, prej të cilëve 849.727 me dy doza.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat