Shtetasit e Ukrainës në Maqedoni mund të hynë pa PCR test negativ

Maqedonia

Shtetasit e Ukrainës në Maqedoni mund të hynë pa PCR test negativ

Më: 2 mars 2022 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhjen e sotme mori vendim ku u lehtësohet hyrja e shtetasve të Ukrainës në Maqedoninë e Veriut për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ukrainezëve u mundësohet hyrja, përkatësisht nuk duhet të japin test PCR negativ në vendkalimet kufitare”, tha zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Po ashtu shtetasve të Ukrainës që kanë vendbanim në Maqedoni do t’u mundësohet vazhdimi i qëndrimit.

Arsovski shtoi se për momentin po bëhen analiza të kapaciteteve akomoduese që do të ofrohen dhe do të ketë ndihmë për Ukrainën në shëndetësi, posaçërisht në dhurim të gjakut./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat