Xhaferi: Shqiptarët që mbështesin Rusinë e kanë gabim! Ne jemi pro perëndimorë

Maqedonia

Xhaferi: Shqiptarët që mbështesin Rusinë e kanë gabim! Ne jemi pro perëndimorë

Më: 2 mars 2022 Në ora: 23:43
Talat Xhaferi

Krye i Kuvendit, Talat Xhaferi në ClickPlus në TV21 tha se asgjë nuk lidh shqiptarët me Rusinë.

Ai theksoi se si popull gjithmonë kemi qenë pro perendimorë.

“Atë e kanë gabim deri në fund. Pjesa që mendon se duhet të jenë pro rusë…deri në fund. Prej nga të duash merre kontestin historik të raporteve Rusi-shqiptarë, s’ka mbështetje.

Përpos interesit dhe shfrytëzimit. S’ka asgjë që lidh shqiptarët me rusë? S’ka, absolutisht nuk ka. Orientimi shqiptar është pro perëndimorë”, theksoi Xhaferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat