Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Më: 4 mars 2022 Në ora: 08:45
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të shiut, ndërsa në pjesët malore reshjet e shiut do të jenë në formë të borës.

Temperatura minimale do të jetë nga -6 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalja nga 4 deri 11 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë gati i njëjtë si në gjithë vendin ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 9 gradë celsius.

Gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më ftohtë, kurse në pjesë malore priten reshje të borës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat