Petrovska: Deklarata e miratuar në Kuvend dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Maqedonia

Petrovska: Deklarata e miratuar në Kuvend dënon shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë

Më: 4 mars 2022 Në ora: 22:55
Slavjanka Petrovska

Deklarata e miratuar nga Kuvendi synon të dënojë shkeljen e të drejtave të njeriut në Ukrainë, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska.

Ajo shprehu vërejtje për qëndrimin e partisë opozitare “E Majta”, e cila nuk mbështeti Deklaratën në fjalë.

“Pyetja që shtrohet politikisht është se interpretohet në kolaicionin opozitarë mos përkrahja e njërës nga partitë politike e cila deri para disa muajsh do duhej të ishte faktor kyç për të ashtuquajturën qeveri të re”, tha Petrovska.

E pyetur nëse e kishte fjalën për partinë “E Majta”, ministrja tha: “Absolutisht – po”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat