Gjobiten 819 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Gjobiten 819 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Më: 5 mars 2022 Në ora: 10:46
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme dje ka kryer kontroll të përforcuar në territorin e Maqedonisë së Veriut, me çka janë gjobitur 819 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Prej tyre, 43 vetura kanë lëvizur në shpejtësi mbi 50 km/h më shumë se sa e lejuara, kurse 9 vetura kanë lëvizur në shpejtësi mbi 70km/h më shumë se sa e lejuara.

Më tej, 424 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, kurse 395 vetura jashtë vendbanimit”, njoftojnë nga MPB.

MPB njofton edhe në ditët në vazhdim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat