Lëvizja Besa sot përmes një komunikate për media kanë komentuar masat e fundit të ndërmara nga ana e Qeverisë për zbutjen e krizës ekonomike.
Nga Besa thonë se kjo Qeveri pjesërisht ka pranuar propozimet e tyre por gjithsesi konsideorjnë se Qeveria nuk ka dije e as ide se si të udhëheqë me shtetin. Sipas tyre, këtë e vërteton fakti që shumë pak orë pasi Qeveria miratoi masat, komisioni rregullator rriti çmimet e derivateve.
“Pas paraqitjes të fundit ku përmes analizës të parametrave ekonomik propozuam një sërë masash për zbutje të krizës ekonomike, Qeveria aktuale së paku pjesërisht dëgjoi propozimet tona por edhe njëherë u dëshmua vlerësimi jonë se kjo Qeveri nuk ka as dije as ide se si të udhëheqë me shtetin. Këtë e vërteton edhe fakti se nuk kaluan as disa orë që qeveria miratoi masat, komisioni rregullator përsëri rriti çmimet e derivateve të naftës që në esencë i bën të pavlefshme edhe masat e ndërrmara për ulje të akcizës.
Vendimi për uljen e akcizës së naftës po del të jetë vetëm politik populiste dhe e dështuar, duke mos ditur dhe duke mos marr masa në kohën e duhur.
Shtetit nuk i nevojiten qasje jo serioze ndaj problemeve të qytetarëve, por i duhet seriozitet dhe forca politike që do duhet që t’i paraprijnë çdo krize, ndërsa po dëshmohet se kjo përbërje LSDM-BDI nuk kanë kapacitetin e duhur për t’u ballafaquar me situata kaq të ndjeshme që me keq menaxhimin e institucioneve mund të sjellin kollaps të plotë ekonomik të vendit”, thuhet në kumtesën e sotme të Lëvizjes Besa.