Janakieski dënohet me dy vjet burg me kusht

Maqedonia

Janakieski dënohet me dy vjet burg me kusht

Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:49
Mile Janakieski

Ish-ministri Mile Janakieski sot është dënuar me dy vjet burg me kusht në rastin “Dizajn”, gjegjësisht për blerjen e 202 autobusëve kinezë dykatësh, konfirmojnë për “Fokus” Gjykata Penale.

Janakieski e mori dënimin me kusht pasi paraprakisht e kishte pranuar fajësinë, ndërsa i njëjti dënim u shqiptua edhe për dy të akuzuarit tjerë, anëtarë të Komisionit për Prokurim Publik.

Në këtë rast akuzohet edhe deputeti i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, i cili do të vazhdojë të gjykohet, pasi nuk e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar se nuk e kupton akuzën e ngritur ndaj tij. Ai akuzohet si anëtar i Komisionit për Prokurim Publik në Qytetin e Shkupit.

Rastin e ka hapur ish-PSP-ja, ndërsa hetimin e ka udhëhequr prokurorja Lile Stefanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat