Ekipet e servisimit në bashkëpunim me Drejtorinë e të Ardhurave Publike do të harmonizojnë aparatet pas miratimit të ndryshimeve ligjore për ulje të TVSH-së, pas çka pritet ulja e çmimeve për produktet bazë të ushqimit.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Beketeshi tha se kjo procedurë pritet të përfundojë në fillim të javës tjetër.
“Në pjesën e produkteve bazë të ushqimit, pasi aparatet fiskale do të harmonizohen me TVSH-në e re, do të thotë diku të hënën ose të martën menjëherë do të nis zbatimi”, tha mes tjerash Bekteshi duke shtuar se për këtë ligj është kompetent Ministria e Financave.
Ndryshe, me uljen e TVSH-së pritet ulja e çmimit të bukës, sheqerit, miellit tip 400, vajit të luledielli, qumështit me yndyrë 2.8, 3,2 dhe 3,5 për qind, mishit të freskët dhe vezëve.