Postarët e Maqedonisë të dielën dalin në protestë

Maqedonia

Postarët e Maqedonisë të dielën dalin në protestë

Më: 18 mars 2022 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

Punonjësit SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut të dielën do të dalin në protesta.

Protesta do të mbahet në orën 12:00 me fillimin para pllajës së Drejtorisë së SH.A. Posta e RMV-së, ku më pas pjesëmarrësit e protestës do të drejtohen para Qeverisë.

Sindikata përfaqësuese, Lidhja e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, informon se vendimi i Sindikatave të SH.A. Posta e Maqedonisë së Veriut doli nga “gjendja jashtëzakonisht alarmante”, për shkak të mosrespektimit afatgjatë të të drejtave të punëtorëve dhe interesave ekonomike dhe sociale të punëtorëve.

Me gjithë pakënaqësitë dhe revoltën e punonjësve nga mosngritja 30-vjeçare e pagës, dita-ditës shprehet shqetësimi i tyre për të ardhmen e kompanisë dhe pakënaqësia për kushtet shumëvjeçare nën standard të punës dhe mjetet dhe pajisjet e pasigurta për punë.

Nga atje thonë se do të kërkojnë takim me Qeverinë për të gjetur zgjidhje të përbashkët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat