Deri më tani nuk ka persona që kanë aplikuar për statusin e refugjatit në vend për shkak të luftës në Ukrainë, tha zëdhënësi i qeverisë Dushko Arsovski në konferencën e sotme për media.
Siç shtoi ai, edhe pse vendi ynë nuk është në rrugën e refugjatëve nga Ukraina, shteti ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për pranimin e organizuar të një vale të mundshme refugjatësh.
“Maqedonia e Veriut nuk është në rrugën e refugjatëve nga lufta në Ukrainë, siç e pamë në vitet e kaluara, në lidhje me krizën e refugjatëve nga lufta në Siri.
Pavarësisht kësaj, Qeveria është duke ndërmarrë hapa konkretë. “Për marrjen e masave për pranimin e organizuar të refugjatëve të mundshëm dhe akomodimin e tyre ishin të ngarkuara ministritë e punës dhe politikës sociale, të shëndetësisë, të financave, të jashtme dhe të brendshme”, tha Arsovski.