ASH: Qeveria gënjen – rryma elektrike në RMV më e shtrenjta në rajon

Maqedonia

ASH: Qeveria gënjen – rryma elektrike në RMV më e shtrenjta në rajon

Më: 24 mars 2022 Në ora: 14:22
ASH

Pas një analize të kryer nga Departamenti i Ekonomisë, ASH-ja pohon se nuk është I vërtetë pohimi I autoriteteve të Qeverisë së qytetarët e RMV-së paguajnë rrymën elektrike më të lirë në rajon. Ata këtë e kanë ilustruar edhe me krahasimin e çmimeve me vendet e rajonit.

Çmimet e fundit për energjinë elektrike që i ka caktuar Komisioni Rregullator i Energjisë në RMV (KRRE) për tarifën konsumatore “shtëpiak“ që janë në fuqi nga 01 Janari i këtij viti, janë më të lartat në rajon – shprehen të prerë nga ASH-ja.

Këtë pohim ata e ilustrojnë me të dhëna konkrete.

Nëse një familje gjatë muajit konsumon 600 kw, nga të cilët 360 kw në tarifën e lartë dhe 240 kw në tarifën e ulët, atëherë qytetarët në vendin tonë paguajnë 62.92 euro, kurse në Shqipëri – 58.29, Kosovë – 35.61, Mal të Zi – 60.99 euro.

ASH-ja, siç thonë, ka bërë analizën për Vlerat e faturave pa tatim mbi vlerën e shtuar dhe pa shpenzime për ndriçim publik: Në bazë të kësaj analize në RMV paguhen 57.08 euro, në Shqipëri – 46.72, Kosovë – 31.24 dhe në Mal të Zi – 47.57 euro.

ASH-ja ka prezantuar edhe tabelën me çmimin në euro-cent për një kilovat orë që paguajnë qytetarët në vendet e rajonit.

Në Tarifën e lartë në Maqedoninë e Veriut, një kilovat orë paguhet 0.1188 euro kurse tarifa e ulët – 0.0596 euro. Në vendet e rajonit që janë marrë shembull nga ASH-ja, tarifat e larta dhe të ulëta për një kilovat orë paguhen më lirë.

ASH-ja, siç thuhet në komunikatë, I siguron qytetarët se është duke I ndjekur me vëmendje edhe zhvillimet rreth përgatitjes së metodologjisë së re për tarifimin e energjisë elektrike konsumuese (shtëpiakët) dhe do të dalë me propozime konkrete dhe për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat