Ambasadorja amerikane, Meri Kejt Bwrns, gjatë një konference në Shkup, para gjykatësve ka thënë se qytetarët e RMV-së nuk kanë besim në gjyqësor. Ajo është thirrur në anketën e paradokohshme të “EuroTink” ku thuhet se vetëm 8% e qytetarëve besojnë në gjyqësorin dhe që të kthehet besimi duhet që qytetarët të shohin funksionimin e sistemit.
“Nuk është sekret se opinioni nuk i beson gjyqësorit. Një anketë e “EuroTink” tregoi se vetëm 8% e qytetarëve të RMV-së i besojnë gjyqësorit dhe Prokurorisë. Është e qartë se duhet shumë punë, reforma gjyqësore dhe përforcimin e institucioneve, por duhet të adresohen edhe perceptimet – qytetarët duhet të shohin dhe ta ndjejnë funksionimin e sistemit”
Ambasadorja amerikane ka shtuar se për ta merituar respektin, gjyqësori duhet të jetë efikas, I pavarur dhe ta zbatojë ligjin njëjtë për të gjithë.
Këto komente ambasadorja Bërns I bëri gjatë Konferencës ndërkombëtare gjyqësore “Pavarësia e gjyqësorit përmes procesit reformues – pritjet dhe realiteti”