153 gjoba për shkeljet në trafik, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

153 gjoba për shkeljet në trafik, 32 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 09:20
Foto ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (28.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 gjoba, nga të cilat 32 për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për automjete të paregjistruara.

“Shtatë gjoba për përdorimin e celularit, gjashtë sanksione për shofer fillestar, tre gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit, katër sanksione për parakalim dhe shmangie të paligjshme, tre masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, 48 për parkim të paligjshëm”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat