Arrestohet një person në Manastir, kishte vjedhur 260 litra naftë

Maqedonia

Arrestohet një person në Manastir, kishte vjedhur 260 litra naftë

Më: 29 mars 2022 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

MPB Maqedoni informon se sot është arrestuar një person në Manastir, i cili dyshohet për vjedhjen e 260 litrave naftë.

Bëhet fjalë për I.M (48) nga Manastiri, i cili gjatë një kontrolli policor, në makinën e tij është gjetur nafta e vjedhur.

“Në makinën e tij janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra vaj.

Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim nga neni 235 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat