Teuta Arifi nuk do të ngelet pa pozitë shtetërore.
Ajo tanimë përflitet që të shkoj në diplomaci, pasi që humbi në zgjedhjet lokale duke lëshuar postin e kryetares së komunës së Tetovës.
Ish kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi është propozuar të jetë ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian respektivisht në Bruksel.
Propozimi ka ardhur në Qeveri nga Ministria e Jashtme dhe e njëjta ka kaluar ndërsa tani pritet që kryetari i shtetit të nënshkruaj vendimin.
Teuta Arifi së fundi përfundoi dy mandate si kryetare e Tetovës. Ndërsa nga viti 2002 ka qenë në disa poste të larta si deputete, ministre, ndërsa nga themelimi i BDI-së mban postin e nënkryetares.