Mariçiq për vizitë zyrtare në Strasburg

Maqedonia

Mariçiq për vizitë zyrtare në Strasburg

Më: 31 mars 2022 Në ora: 09:28
Bojan Mariçiq

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq do të jetë për vizitë punë në Strazburg.

Në kuadër të vizitës, zv.kryeministri në Këshillin e Evropës do të takohet me Meglena Kuneva, ambasadore e BE-së pranë Këshillit të Evropës dhe me sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq.

Fokusi i bisedave do të jetë perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut.

Po ashtu, siç njoftojnë nga SÇE, do të bisedohet edhe përvoja e Bullgarisë në nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat