Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ende nuk kanë arritur propozimet për ambasadorët e rinj që kaluan në qeveri.
Sipas informacioneve, ish-kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi do të emërohet për ambasadore në BE, ndërsa drejtori aktual i Agjencisë për Siguri Nacionale, Viktor Dimovski në Francë, ndërsa ambasador në SHBA do të jetë Zoran Popov, sekretar shtetëror në MPJ.
Nga kabineti i Pendarovskit për Kanal 5 u shprehën se përveç propozimit për ambasador të Ljubomir Fërçkovskit në Kombet e Bashkuara, emra të tjerë nuk ka pasur.
Për propozimet e reja reaguan edhe OBRM-PDUKM duke i cilësuar këto propozimet si të turpshme jo vetëm për qytetarët por edhe për vendet në të cilën do të shkojnë.