Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se për muajin mars, në krahasim me po të njëjtin muaj vitin e kaluar, janë regjistruar katër herë më pak viktima në trafik.
Nga MPB sot kanë nisur edhe “filloi edhe fushatë të re për siguri të këmbësorëve.
“Viti i kaluar 2021 ishte viti me numrin më të vogël të viktimave në trafik në 15 vjetët e fundit, kurse të dhënat e tre mujorit të parë të vitit 2022 tregojnë se edhe këtë vit vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të viktimave në aksidente trafiku.
Ministria e Punëve të Brendshme, Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, kurse nga tani edhe Fakulteti i Sigurisë në Shkup vazhdojnë me aktivitetet me qëllim të ngritjes së nivelit të kulturës në trafik dhe në këtë mënyrë në zvogëlimin e viktimave në trafik, kurse sot në Ohër është organizuar aksioni i parë në kuadër të fushatës: Edhe unë edhe ti-Të gjithë jemi këmbësorë! Siguria në vend të parë!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.