Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 4 prill 2022 Në ora: 13:08
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,50% në raport me vendimin e datës 1.4.2022.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 2,50 denarë/litër kështu që çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPERIT BS-95 do të jetë 81,00 den/l, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-98 do të jetë 83,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të ulet për 1,50 den/l kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të jetë 82,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1), ulet për 1,00 den/lit, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të jetë 78,50 den/lit.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,976 den/kg dhe do të jetë 54,154 den/kg.

Nga data 5.4.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 95 – 81,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS – 98 – 83,00 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 82,00 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 78,50 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 54,154 (denarë/kilogram)

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë ulje te benzina mesatarisht 1,646% apo 17,450 $/ton, te nafta ka ulje mesatarisht 2,275% ose për 25,900 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka ulje mesatarisht për 1,931% apo 20,500 $/ton dhe te mazuti ka ulje mesatarisht për 2,204% ose për 15,450 $/ton, për shkak se në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë përshtatje përkatëse.

Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, mesatarisht është 55,8040 den/$ dhe është përafërsisht 0,223 % më i ulët se kursi i dollarit (55,9286 den/$), sipas të cilit janë formuar çmimet me përllogaritjen e mëparshme.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.4.2022. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t'i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat