Osmani dhe Bregu presin fillim të negociatave me BE-në

Maqedonia

Osmani dhe Bregu presin fillim të negociatave me BE-në

Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:21
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realitoi takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal Majlinda Bregun me ç’rast kanë biseduar për çështjet aktuale lidhur me integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me theks të veçantë në statusin e dosjes eurointegruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe u shpreh pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut.

Siç kumtoi MPJ-ja, në takim është shprehur pritja për miratimin sa më të shpejtë të kornizës negociouese për Maqedoninë e Veriut dhe mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të shënojë fillimin e procesit negociator për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal dhe aktivitetet në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal – Plani i investimeve ekonomike për Ballkanin Perëndimor, transformimi socio-ekonomik i rajonit të Evropës Juglindore, Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera që kontribuojnë për bashkëpunim të frytshëm dhe të pasur rajonal.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për ndikimin e invazionit rus ndaj Ukrainës në procesin e rrumbullakimit të së ardhmes evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe efektet e luftës në bashkëpunimin rajonal në rajonin tonë dhe më gjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat