Nga OBRM-PDUKM theksojnë se LSDM po humbet në anketa dhe kështu do të jetë edhe në zgjedhje e ardhshme ku do të pësojnë humbje të madhe.
“Kjo do të jetë përgjigja më e mirë e për politikat katastrofale që i udhëheq qeveria LSDM dhe BDI. Ajo që OBRM-PDUKM ka dyfish mbështetje më shumë kundrejt LSDM-së, është rezultat i kataklizmës ekonomike që ndodh në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Maqedonia ka pasur rënien më të madhe të BVP-së në vitin 2020 në krahasim me vendet e rajonit dhe se Maqedonia është në fund sa i përket investimeve të huaja.
“Vetëm vitin e kaluar janë mbyllur 7.000 firma dhe tashmë 3 vjet me radhë kemi rënie në indeksin të numrit të punëtorëve në industri”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.