Greva vazhdon, nuk ka marrëveshje mes SASHK dhe Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Greva vazhdon, nuk ka marrëveshje mes SASHK dhe Qeverisë së Maqedonisë

Më: 13 prill 2022 Në ora: 18:03
Nedellkov

Kryetari i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Jakim Nedellkov pas negociatave që kishte në qeveri, u shpreh se nuk është arritur marrëveshje për paga më të larta.

Ai shtoi se për këtë arsye, grevat do të vazhdojnë.

“Sot biseduam, por nuk kemi lajme të mira për opinionin. Greva do të vazhdojë. Nuk kemi premtim konkret se rritja e pagave do të jetë në ndonjë përqindje e caktuar. Më shumë u bisedua për vazhdimin e mësimit dhe nisjen e orëve mësimore”, u shpreh Nedellkov.

Ai pret nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të dalin me propozim konkret ku do të ketë përshkrim dhe garanci ndaj propozimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat