Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në emisionin “24 analiza” në TV24 theksoi se Anxhello Gjorgjievski i cili është i dyshuari i parë për vrasjen e hendbollistit kroat, Denis Totat, është arrestuar si rezultat i disa masave të ekipit për hetim.
“Të gjitha informacionet operative bëri që personi të gjendet dhe të arrestohet në stacionin policor në Aerodrom”, u shpreh Spasovski.
Ai shtoi se ai është fshehur në Shkup në një objekt.
“Kishte shumë informacione gjatë këtyre dy ditëve, por në fund personi do të del para drejtësisë. E kemi ditur se nuk ka lëshuar Maqedoninë dhe punohej intensivisht”, deklaroi Spasovski