Zoran Zaevi ende kryeministër në edicionin shqip të ueb-faqes së Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Zoran Zaevi ende kryeministër në edicionin shqip të ueb-faqes së Qeverisë së Maqedonisë

Më: 14 prill 2022 Në ora: 13:56
Zoran Zaevi

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk e ka përditësuar me informacionet e reja, edicionin në gjuhën shqipe të faqes së tyre.

Gjegjësisht, në edicionin në gjuhën shqipe në faqen e internetit të Qeverisë, kryeministër ende figuron Zoran Zaevi, ndërsa emrat e rinj të ministrave janë ndryshuar.

Ndërsa në gjuhën maqedonase dhe angleze, faqja është e përditësuar me informacionet rreth kabinetit të ri qeveritar.

Kryeministër aktual i Maqedonisë së Veriut është Dimitar Kovaçevski, i cili erdhi në vend të Zoran Zaevit, pasi ky i fundit dha dorëheqje pas rezultatit të dobët të partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Image
Ueb-faqja e Qeverisë së Maqedonisë

Theksojmë që edhe institucione tjera nuk i përditësojnë në kohë faqet e tyre në gjuhën shqipe, ndërsa ka edhe prej atyre që fare nuk kanë komunikim zyrtar me opinionin në gjuhën shqipe

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat