Kovaçevski: Projekti për hidrocentralin Çebren-Galishte në fazën e dytë, ka nëntë oferta

Maqedonia

Kovaçevski: Projekti për hidrocentralin Çebren-Galishte në fazën e dytë, ka nëntë oferta

Më: 14 prill 2022 Në ora: 14:14
Dimitar Kovaçevski

Projekti për ndërtimin e hidrocentralit Çebren-Galishte është në fazën e dytë dhe janë paraqitur nëntë ofertues, njoftoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Në forumin ekonomik të organizuar nga “Finance Think“, Kovaçevski duke folur për sektorin e energjisë elektrike në vend shfaqi shpresë se tenderi me sukses do të përfundojë dhe se përfundimisht do të zgjidhet kontraktuesi.

“Në fazën e dytë është projekti Çebren-Galishte. Ka nëntë ofertues të cilët këto ditë janë në inspektim në terren të hapësirës që të kenë informacion të barabartë për të marrë pjesë në tender. Shpresoj se tenderi do të ketë sukses dhe në fund do të kemi një kontraktues”, tha Kovaçevski.

Projekti Çebrene-Galishte konsiderohet një ndër projektet strategjike në sektorin energjetik të Maqedonisë së Veriut, por viteve të kaluara ka pasur disa tenderë të pasuksesshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat